Nesër shorti i Nations League, rivalët e mundshëm të Shqipërisë

Picture of Ina Online
Ina Online

07/02/2024

Shqipëria më datë 8 shkurt 2024 në Paris në orën 18:00, do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori. Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024

Kompeticioni i Nations League ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

TË FUNDIT

“Kurti gaboi që ndërhyri në Maqedoni”, Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?

Guardiola ka humbur besimin tek ky lojtar

Melinda Ademi provokon me postimin e fundit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet parlamentare, sot votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës!

Gjykata pezullon edhe një vendim të administratës Trump, 2200 punonjës të USAID vijojnë punën përkohësisht

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË