Nesër vuloset fati i Shqipërisë, priten 3 ndryshime kundër Kroacisë. ”Penalizohet” Hysaj

Picture of INA
INA

18/06/2024

Pas një sfide të fortë, me polemika dhe me një rekord historik nga kuqezinjtë, përkatësisht nga Nedim Bajrami që shënoi gol në 23 sekondat nga nisja e lojës kundër Italisë, kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Kroacinë, në një duel historik.

Të dy ekipet, të fundit në grupin B të EURO 2024, zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve Sylvinho pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, krahasuar me sfidën përballë Italisë. Referuar formacioneve të mundshme të ndara nga faqja e UEFA-s, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë. Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun.

Në fushë pritet të jetë edhe Asani, i cili ishte në pikëpyetje për shkak të një lëndimi muskulor. Por Asani është stërvitur dje me ekipin dhe është në gjendje të mirë, bashkë me Mitajn që pati një lëndim të lehtë. Trajneri Sylvinho është në presion dhe formacionin përfundimtar do ta caktojë vetëm pas stërvitjes së fundit.

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË