Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

INA
INA

06/12/2023

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se trupat izraelite duhet të mbajnë kontrollin për çarmatimin e Gazës pas luftës me Hamasin, duke hedhur poshtë përsëri idenë se një forcë ndërkombëtare mund të jetë përgjegjëse për sigurinë në Rrip.

“Gaza duhet të çarmatoset. Dhe në mënyrë që Gaza të çarmatoset, ka vetëm një forcë që mund ta sigurojë këtë. Kjo forcë është IDF”, tha kryeministri izraelit në një konferencë shtypi të martën.

Ushtria izraelite raportoi të martën për luftime intensive në jug të Gazës, teksa rrethoi qytetin Khan Younis. IDF tha gjithashtu se kishte rrethuar kampin verior të refugjatëve Jabalya, për të cilin pretendon se është një bastion i Hamasit.

Ndërkohë karburanti dhe furnizimet mjekësore në Spitalin Al-Aksa të Gazës qendrore kanë arritur “nivele kritike të ulëta” për shkak të mbylljes së rrugëve, thanë Mjekët pa Kufij (MSF) në një postim në mediat sociale të mërkurën.

Ministri i Jashtëm izraelit tha se ia hoqi vizën koordinatores humanitare të Kombeve të Bashkuara për shkak të “paragjykimit të OKB-së”. Kjo vjen pasi zyrtarë të shumtë të OKB-së paralajmërojnë për një situatë “apokaliptike” në Gaza për civilët e zhvendosur që përballen me mbipopullimin dhe përhapjen e sëmundjeve. Gati 1.9 milionë njerëz, më shumë se 80% e popullsisë së Gazës , janë zhvendosur, tha një agjenci e OKB-së. Ndërkohë, gati 16,000 njerëz janë vrarë në Gaza dhe më shumë se 60% e shtëpive janë shkatërruar që nga 7 tetori, sipas Hamasit.

Presidenti Joe Biden dënoi të martën sulmet seksuale të kryera nga Hamasi gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe u bëri thirrje të gjithëve të dënojnë aktet.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ