Netflix ndalon ndarjen e fjalëkalimeve, “shpërthen” numri i abonentëve të rinj

INA
INA

20/10/2023

Platforma “streaming” e Netflix, thotë se eliminimi i fjalëkalimit dhe ndarjes së llogarisë, së bashku me ofertën e saj për një shërbim më të lirë të mbështetur nga reklamat, i ka sjellë kompanisë shumë abonentë të rinj.

Numri i abonentëve u rrit me 8.76 milionë në tremujorin e fundit. Kjo ishte dukshëm më e mirë se më pak se 6 milionë që priste Netflix.

Tani planifikohet të rritet çmimi i disa varianteve të abonimit për përdoruesit në SHBA, Francë dhe Britaninë e Madhe.

Që nga maji i këtij viti, Netflix ka goditur përdoruesit që ndajnë një llogari jashtë të njëjtës familje, kështu që ose bashkëpërdoruesit paguajnë për llogarinë e tyre ose pronari i mëparshëm i llogarisë i shton ata si një anëtar shtesë për një çmimin më të lirë abonimi me reklama.

Sipas llogaritjeve të mëparshme nga Netflix, rreth 100 milionë përdorues kishin qasje në fjalëkalime nga një familje tjetër.

Kompania po mbështet në faktin se përdoruesit e prekur më mirë do të paguajnë sesa ta anulojnë shërbimin. Netflix kishte një total prej më shumë se 247 milionë përdorues që paguanin në fund të tremujorit.

Të ardhurat e Netflix u rritën 8 për qind nga viti në vit në 8.54 miliardë dollarë, njoftoi kompania të mërkurën. Fitimi u rrit me rreth një të pestën në rreth 1.68 miliardë dollarë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Internet-Safe-Day

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

apple-iphone-15-pro-3

iPhone 19 me një risi që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh

messenger

Meta do të lansojë veçorinë ‘end-to-end encryption’ për bisedat në Messenger

wikipedia

Këto ishin temat më të kërkuara në Wikipedia këtë vit

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

INFO

NA NDIQ