Netflixi poston aksidentalisht udhëzime se si të luftohet ndarja e fjalëkalimeve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Netflixi ka lëshuar gabimisht një sërë udhëzimesh për të luftuar ndarjen e fjalëkalimeve për përdoruesit globalë.

Shërbimi i transmetimit tha se udhëzimet që po testoheshin në Kili, Peru dhe Kosta Rika ishin postuar aksidentalisht në faqet e qendrës së tij të ndihmës, përfshirë në SHBA të mërkurën, por që atëherë ishin hequr.

“Për një kohë të shkurtër dje, një artikull i qendrës së ndihmës që përmban informacion që është i zbatueshëm vetëm për Kilin, Kosta Rikën dhe Perunë, u shfaq në vende të tjera. Që atëherë ne e kemi përditësuar atë”, thuhet në një njoftim, raportoi The Guardian.

Që nga viti i kaluar, Netflixi ka provuar “ndarjen me pagesë” në tre vendet ku një mbajtës llogarie paguan për një person shtesë, i vendosur jashtë shtëpisë së mbajtësit të llogarisë, për të hyrë në shërbim. Në Kosta Rika tarifa është 2,99 dollarë në muaj.

Për t’u siguruar që një llogari Netflix nuk po ndahet jashtë familjes ku është regjistruar, prova kërkon që përdoruesit të lidhin pajisjen e tyre të shikimit – si televizorin, celularin ose tabletin me Wi-Fi në shtëpinë e tyre, të hapni aplikacionin Netflix dhe të shikoni diçka në shërbimin e transmetimit të paktën një herë në 31 ditë.

Netflix, i cili ka 230 milionë abonentë në mbarë botën, tha muajin e kaluar se ndarja e llogarisë “minon aftësinë tonë afatgjatë për të investuar dhe përmirësuar Netflixin”. Ai tha se më shumë se 100 milion familje po ndajnë llogari dhe se në tre muajt e parë të vitit 2023 pritet të shpërndajë ndarjen me pagesë në vende të tjera

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

whats-up

WhatsApp po krijon një opsion të ri që përdoruesit të ndajnë imazhe, dokumente etj pa qenë të lidhur me interneti

insta-600x360

Meta integron një chatbot të AI në mesazhet në Instagram

tik tok

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

samsung

Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S24 FE, prite të dalë në treg këtë vit

tik tok

BE kërcënon të bllokojë TikTok Lite: Krijon varësi po aq sa cigaret!

tik tok

TikTok sfidon Instagramin! Gjiganti i rrjeteve sociale bën gati aplikacionin e ri

google maps

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

INFO

NA NDIQ