Neuer a do të jetë në portën e Gjermanisë në Rusi, flet edhe për Buffon

0

Manuel Neuer është gati të rikthehet protagonist dhe të mbrojë portën e Gjermanisë në Kupën e Botës 2018, duke lënë pas shpine një dëmtim të rëndë që e ka lënë jashtë Bayern Munich gjatë gjithë sezonit. “Jam mirë dhe kam gjetur besimin.

Jam i bindur se do të paraqitem mirë në Rusi. Kam besim, jam shumë i motivuar dhe duhet të bëj shumë mirë punën time, sepse një portier nuk mund të tremb një ekip,” – tha portieri për “La Gazzetta dello Sport”.

Nga një numër 1, te një tjetër, Buffon: “Kam postuar një fotografi timen me fanellën e Buffon në rrjetet sociale në momentin që ai u tërhoq nga futbolli sepse kam respekt maksimal për të dhe karrierën e tij. Më vjen shumë keq që nuk do të jetë në Kupën e Botës.”

Duke u kthyer te Gjermania, ai tha: “Ka kohë që të gjithë duan të fitojnë kundër nesh, edhe kur nuk kemi qenë kampionë. Kemi më shumë përvojë se katër vite më parë, por të njëjtën uri dhe dëshirë për fitore.”

Komentet

komentet