“Neutraliteti” raketor i Serbisë

0

Blerim Reka
Përplasjet e fundit në samitin e NATO-s në Londër dhe ato më heret në BE, do ndihen edhe në Ballkan. Derisa BE po merret me reformën e brendshme, SHBA po shqetësohen për sigurinë e saj të jashtme. Amerikanët po kërkojnë forcimin e NATO-s përballë kërcnimt rus; ndërkaq ca evropianë po kërkojnë “Ushtrinë Evropiane” dhe “dialog strategjik me Rusinë”. Disonancat në BE dhe NATO, po mundohet t’ i maksimalizojë Serbia për të penguar Euro- Atlantizimin e rajonit. Tash edhe me ç’ pikjen e saj më të re: “politikën e jashtme neutrale”.
Pas kyqjes në Unionin Euro- Aziatik dhe lansimit të “Unionit Ballkanik”, Beogradi nxorri në tregun rajonal edhe “neutralitetin”. Si një copy paste i “Lëvizjes s të Painkuadruarve” të Titos- përballë dy blloqeve; Vuqiqi po mundohet ta “neutralizoj” Ballkanin, sot- karshi NATO-s. Si ti besohet këtij “neutraliteti”: me bazat Ruse brenda Serbisë , me mos-aplikimin e sankcioneve të BE ndaj Moskës, e pas 16 takimeve me Putinin në 7 vitet e fundit, së shpejti edhe me blerjen e sistemit rus anti-raketor: “S-400”?