Nevojitet një komitet me mandat popullor për të drejtat e shqiptarëve në Serbi – Muharrem Salihu

Picture of designer@fetishimedia.ch

08/03/2023

Sipas tij “dinamika e krijuar te shqiptarët në Serbi – lidhur me kerkesat e tyre për të marrë pjesë në “bisedimet” që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës― duhet shfrytëzuar: nevojitet të zhvillohet një përpjekje këtu dhe të zgjidhet një KUVEND! me mandat popullor me parimin se “çfarëdo që kërkon Serbia nga Prishtina po aq do të kërkojnë shqiptarët nga Beogradi”: pushtet juridik, policor, dhe ndihmë ekonomike nga atdheu, si nga Prishtina ashtu dhe Tirana. Këto kërkesa mund të shtrojnë rrugën e jetësimit të referendumit popullor të vitit 1 dhe 2 Mars 1992”.

Kjo është një kërkesë jo vetëm e drejtë në raport me të drejtën ndërkombëtare por dhe e domosdoshme dhe urgjente meqënse kemi hyrë në një fazë bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë e cila e ka mënjanuar çështjen e shqiptarëve në Serbi! Një arsye lidhet me heshtjen kriminale të Tiranës por dhe përqindjes më të madhe të Prishtinës ndërsa një tjetër lidhet me mosmobilizimin e vetë banorëve, prej të cilëve pritet mobilizim nga institucionet ndërkombëtare siç është OKB-ja dhe Këshilli i Evropës.

Zhvillimi i një kuvendi i tre krahinave atje (Medvegjë, Bujanoc, dhe Preshevë) do të mundësonte krijimin e një komiteti me mandat popullor për të kërkuar të njëjtat të drejta që kërkon Serbia dhe serbët e Kosovës prej gati dhjetë vjetësh: që me marrëveshjen e vitit 2013 dhe tani me propozimin frakon-gjerman përmes të cilit fuqitë perëndimore zgjerojnë të drejtat e tyre pa kërkuar paralelisht të njëjtat të drejta për shqiptarët e Serbisë në veriun e Shqipërisë (nëse e shohim në terma gjeografikë) apo në Luginën e Preshevës siç njihet dy dekadat e fundit.

Kjo nismë mund të ushtronte trysni si në OKB dhe Këshillin e Evropës ashtu dhe në Prishtinë dhe Tiranë. Me pushtet juridik, policor dhe ndihmë ekonomike nga atdheu pakica jonë atje do të ndihësh shumë më e sigurtë nga Beogradi dhe e barabartë me pakicën serbe në Kosovë dhe do të realizonte një përqindje të madhe të dëshirës së shprehur nga populli shqiptar atje në referendumin e vitit 1992.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË