New York Times: Komandot amerikane në Izrael ndihmojnë në gjetjen e pengjeve

INA
INA

01/11/2023

Komandot amerikane në Izrael po ndihmojnë për të gjetur pengjet e rrëmbyer dhe të dërguar në Rripin e Gazës, më 7 tetor gjatë sulmit të Hamasit në territorin jugor të Izraelit, shkruan New York Times.

Gazeta citoi Christopher P. Maier, ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, të thoshte në një konferencë në Uashington: “Ne po i ndihmojmë në mënyrë aktive izraelitët të bëjnë më shumë gjëra”.

Ai tha se detyra kryesore është të ndihmohet në “identifikimin e pengjeve, përfshirë edhe ata amerikanë”.

Zyrtarët anonimë i thanë New York Times se disa dhjetëra anëtarë të Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA kanë arritur së fundmi.

Ata do të ndihmojnë në gjetjen e pengjeve, por edhe në evakuimin dhe sigurimin e ambasadave në rajon nëse është e nevojshme, raportojnë mediat izraelite.

Raporti thoshte se disa vende perëndimore kishin lëvizur fshehurazi forcat e tyre speciale më pranë Izraelit, për të ndihmuar me një shpëtim të mundshëm të pengjeve ose evakuimin në shkallë të gjerë nga Izraeli dhe Libani nëse konflikti përshkallëzohej.

Ekstremistët islamik Hamasi njoftoi mbrëmë se në ditët në vijim do të lirojë më shumë pengje që kanë nënshtetësi të huaj.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, tha se kjo ishte rezultat i ndërmjetësimit të disa vendeve.

Izraeli bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe i shënon premtimet e Hamasit si një lojë psikologjike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

Benjamin Netanyahu

Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

mexhiti arabi

Mexhiti: Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi

INFO

NA NDIQ