New York/ U përurua Qendra Komunitare Shqiptare në Staten Island

Picture of Ina Online
Ina Online

29/04/2025

shkruan: Beqir Sina/INA

Gjatë fundjavës u inagurua Qëndra e re Komunitare Shqiptare në Staten Island(NY) që ndodhet në adresën 489 Midland Ave, Staten Island, duke mbledhur qindra shqiptarë.

Në ceremonin e inaugurimit të kësaj qendre morën pjesë shqiptarët të ardhur nga pesë lagjet e New York-ut, politikanë e zyrtar të Staten Island-it, anëtarë të Këshillit Bashkiajak të Qytetit të New York-ut, aktivist dhe përfaqësues të besimeve fetare dhe përfaqësues dhe udhëheqës të shoqatave të komunitetit Shqiptar në New York.

Përfshirë, Shoqatën Shqiptaro-Amerikane në Staten Island me presidenti Naser Nika, shoqatat Ulqini, Kraja, Dibra, Rozafa, nxënës te klasave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, Shoqata Shqiptare Amerikane Skenderbej Staten Island, New York, e tjer.

Gjithashtu edhe zyrtarët e zgjedhur të Staten Island iu bashkuan komunitetit shqiptar për prerjejen e shiritit në qendrën e re komunitare, ku një ish lokal i famshëm italian një piceri- restaurant në bllokun e ndertesave kryesore i Midland Beach, dikur ndodhej në 489 Midland Ave, tani është pronë e anamalsve në Amerikë dhe do të jetë qendra e re komunitare Shqiptare në Staten Island.

Aktiviteteti festiv filloi me këndimin e himneve kombëtare amerikane dhe shqiptare, nga këngëtarja sporano Dëshira Ahmeti – Kerliu.

Anëtarët e Shoqërisë Illyriane të NYPD formuan një parakalim ceremonial duke mbajtur me krenari flamujt amerikanë dhe shqiptarë.

Aktivitetin e moderojë Bledar Maqellara.

Kryetari i Shoqatës Ana e Malit Albert Salaj tha se kam nderin dhe privilegjin e madh të hapnim dyert e Qendrës së parë Komunitare Shqiptare në Staten Island: “Realizimi i kësaj ëndrre të kahershme është një moment i vërtetë historik, për komunitetin tonë dhe jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që u bashkuan me ne në këtë rast historik”

Më tej Salaj, duke folur për rëndësinë e kësaj qendre tha se ajo do të jetë një shtëpi e hapur për çdo shqiptar, një vend për aktivitete kulturore, gjuhësore dhe tradicionale, ku secili do të mund të gjejë mbështetje dhe frymëzim.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm është arritur pa ndihmën e asnjë institucioni shtetëror, por vetëm falë përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë, me mbështetjen e anamalasve dhe bashkatdhetarëve tanë të devotshëm.”

Ai, po ashtu në emër të komunitetit anamalas i shprehu falënderimet të përzemërta të ftuarve tanë të shquar: Staten Island Borough President Vito Fosella,, Lily Zafaranloo që përfaqësoi Kongresisten Nicole Malliotakis, Anëtarit të Këshillit të NYC, David Carr, Prokurorit të Qarkut të Staten Island, Michael McMahon, Anëtarëve të Asamblesë Shtetërore të NYC, Michael Tannousis dhe Sam Pirozzolo, Senatores Shtetërore të NYC, Jessica Scarcella-Spanton, Anëtares së Këshillit të NYC, Kamillah Hanks, Imami Edin Gjoni, Vanesa Limani nga Zyra e Kryetarit të Bashkisë së NYC, kandidatëve për Këshillin e Qytetit, Griffin Fossella dhe Frank Morano, dhe Gjyqtares Edita Shkreli.

Njëhereshit, Salaj, ka vlerësuar edhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Staten Island, që e bënë me praninë e tyre këtë ditë edhe më të veçantë.

Ish kryetari i shoqatës z. Safet Llolla përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi të gjithë ata që e sollën këtë qender deri në një realitet.Ai permendi kryesinë, emra donataorësh që bënë të mundur që ne të mblidheshim krenar në këtë godinë të bukur dhe komode. Po ashtu Llolla foli edhe për përpjekjet e shumta dhe përkushtimin e madh të anamalasve për të realizuar ëndrrën e tyre.

Qendrën e re e bekoi Imam Edin Gjonit i cili më pas foli edhe për rëndësinë e madhe të kësaj qendre e para komunitare né Nju Jork.

Ai gjithashtu solli edhe urimin e tij për hapjen e qendrës kulturore atdhetare, nga famullitari i famullisë Zoja e Shkodrës Dom Pjetë Popaj.

Përshëndetën poashtu edhe aktivisiti Xheladin Zeneli ish kryetar i shoqatës, znj.Melinda Gjeloshi ish sekretare e Bordit të Shoqatës, Ana e Malit, dhe znj. Keze Kozeta Zylo

Në inagurimin e qendrës së komunitare përshëndetën: Vito Fosella President Boros Staten Island, përfaqësuesja e kongresistes Nicole Malliotakis, Keshilltari David Carr, Senatore Jessicc Scarcella-Spanson, Presidenti i Shoqatës së Avokatëve, përfaqësuesëve ligjor të shtetit të Nju Jorkut, Ish Kongresisti Amerikan Mr. Michael McMahon, Këshilltarja Kamillah Hanks dhe Ansambleisti Sam Pirozzolo.

Folësit thanë se Shoqata “Ana e Malit” dhe anëtarët e saj me këtë vepër e bënë këtë ëndërr për komuntetin shqiptar né Nju Jork, një realitet me kontributin e tyre për blerjen e ndërtesës. Duke punuar pothuajse nga themelet, për ta sjellë atë në një gjendje multifunksionale jo vetëm për shoqatën e tyre, por për të gjithë komunitetin Shqiptar te New York-ut.

Pas fjalimeve pershëndetse nuk munguan as pikat muzikore me performancën e tyre të mrekullueshme nga Grupi Barbana, si dhe vallet të interpretuara nga Shoqata Skenderbej dhe Shkolla Albalife, duke e bërë atmosferen festive të kësaj ditë të paharrueshme për të gjithë të komunitetin shqiptar në Staten Island – Nju Jork.

TË FUNDIT

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

ME TE LEXUARA

1
Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës
1
Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje
1
Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës
1
“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”
1
Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

LEXO MË SHUMË

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin