Nexhipi: Barça Camp në Shkup është një ëndërr që bëhet realitet

Picture of Ina Online
Ina Online

12/05/2025

Historia sportive e Maqedonisë së Veriut hap një faqe të re këtë verë: për herë të parë, vendi ynë do të mirëpresë Barça Camp, kampin zyrtar të FC Barcelona, një prej klubeve më të lavdishme në historinë e futbollit botëror.

Kampi do të mbahet nga 11 deri më 15 qershor 2025, në Stadiumin e FC Shkupit, dhe do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët nga 6 deri në 18 vjeç, vajza dhe djem, pa asnjë dallim.

Në qendër të këtij kapitulli të ri sportiv qëndron Nderim Nexhipi, një emër i madh në futbollin ballkanik, me përvojë ndërkombëtare si lojtar dhe tashmë si drejtues sportiv.

Me një karrierë të ndërtuar në Gjermani, Rumani, Belgjikë, Azerbajxhan, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Nexhipi është modeli i një sportisti dhe menaxheri që sjell vizionin evropian dhe inovacionin në realitetin tonë.
“Për mua, Barça Camp është shumë më tepër se një event sportiv. Është një ëndërr që bëhet realitet, jo vetëm për fëmijët që do të marrin pjesë, por për gjithë komunitetin tonë që ka ëndërruar për projekte me kaq ndikim ndërkombëtar,” – u shpreh Nderim Nexhipi, nikoqir i kampit.
“Ky kamp nuk ka të bëjë vetëm me teknikat e futbollit – por me ndërtimin e karakterit, me edukimin përmes sportit, me përgatitjen e brezit të ri për të qenë liderë, bashkëpunues dhe të përgjegjshëm.”
Kampi do të drejtohet nga trajnerët zyrtarë të Barça Academy, të cilët do të udhëheqin çdo ditë të trajnimit sipas standardeve të akademisë që ka formuar yje si Messi, Iniesta dhe Xavi.
Ata do të punojnë krah për krah me trajnerët vendas të përzgjedhur, duke ofruar një përvojë të vërtetë ndërkombëtare për fëmijët që ëndërrojnë një të ardhme në sport.

Kampi organizohet në bashkëpunim me KFV Prishtina, një klub i njohur për fuqizimin e vajzave dhe përkushtimin ndaj zhvillimit gjithëpërfshirës të fëmijëve nëpërmjet sportit.
Përveç dimensionit zhvillimor, kampi bart një mesazh të jashtëzakonshëm solidariteti dhe dhembshurie: pas aksidentit tragjik në Koçan, ku një lojtar i ri i FC Shkupit humbi jetën, Barça Camp do të ofrojë 10 vende falas për fëmijët nga Koçani, si një mënyrë për të nderuar jetën e bashkëlojtarit të tyre dhe për të ofruar shpresë përmes sportit.

“Tragjedia në Koçan ka prekur të gjithë komunitetin tonë. Por përmes këtij kampi, ne duam të dërgojmë një mesazh: sporti shëron, sporti bashkon. Dhe përmes këtij mesazhi, të vazhdojmë rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë për fëmijët tanë,” shtoi Nexhipi.
Barça Camp North Macedonia synon të bëhet një traditë vjetore, një platformë ku ëndrrat nisin, dhe një pikë takimi për të gjithë të rinjtë e rajonit që besojnë në vlera si respekti, barazia, përfshirja dhe pasioni për lojën.
Kjo është një ftesë për të gjithë prindërit, mësuesit, trajnerët dhe komunitetin në tërësi për t’u bërë pjesë e një ngjarjeje që mund të ndryshojë jetën e shumë fëmijëve.
Ky projekt sjell në vendin tonë jo vetëm metodologjinë zyrtare të trajnimit të Barça Academy, por edhe një frymë të re edukimi përmes sportit, që do të ndikojë thellësisht te të rinjtë dhe komuniteti lokal.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË