Ne Daily Click në TV21, drejtori sportiv i FC Shkupit, Nderim Nexhipi tha se, Shkupi është simbol i të gjithë shqiptarëve dhe duhet që të gjithë të kontribuojnë, përcjell TV21. Nexhipi tha se me ndihëm e tifozëve, ku përmendi Shvercerat, klubi do të rikthehet në vendin ku duhet që nga këtë të fundit, kërkoi që të kenë durim pasi siç tha, gjërat do të ndryshojnë.
“Shkupi është simbol i shqiptarëve dhe duhet të gjithë të kontribuojmë për ekipin e zemrës. Kemi nevojë për ndihmën e secilit, që tani klubi ka një pronar të ri, ata më kanë vendosur në krye të këtij projekti dhe besoj se së bashku me ndihmën e tifozëve, ndihmën e Shvercerave prej të cilëve edhe pse nuk është e lehtë, unë publikisht kërkoj që të kenë durim sepse gjërat do të ndryshojnë sepse brenda natës nuk arrihet asgjë. Duhet durim, unë nuk them se garantoj sepse këto gjëra në futboll nuk shkojnë me garancë por e jam i sigurt se me një punë të mirë nga të gjithë ne, do ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin”, tha Nexhipi.