Neymar apo Mbappe, e papritur çka po ndodh në Barcelonë

0

Neymar apo Mbappe, Baracelona është në dilemë cilin lojtar ta sjell në ‘Camp Nou’.

Barcelona ishte e interesuar për rikthimin e Neymarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, klubi katalan nuk arriti t’i përmbush kërkesat e Paris Saint-Germain për shitjen e brazilianit.

“Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona tani ka një dilemë për vitin 2020.

Përveç Neymarit, ata janë duke konsideruar edhe mundësinë e transferimit edhe të Kylian Mbappe nga PSG, transmeton lajmi.

Neymar vazhdon të spekulohet me largim nga Parc des Princes në vitin e ardhshëm.

Por, Barcelona mund të tentojë edhe blerjen e Mbappes, duke e lënë në harresë brazilianin.