Neymar bën zbulimin befasues: Guardiola bëri gjithçka të më merrte me vete

Picture of INA
INA

02/03/2025

Neymar Jr zbulon prapaskena që askush nuk i dinte.

Në intervistën e dhënë për podcastin “Podpah”, ylli brazilian 33-vjeçar ka prekur disa tema interesante që lidhen me të, përfshirë një prapaskenë shumë të çuditshme merkatoje.

Pasi u kthye te Santosi në huazim gjatë merkatos së janarit, për të lënë pas një aventurë makthi në Arabinë Saudite (mes lëndimeve dhe problemeve të tjera), O’Ney ka treguar: “Në disa momente kam menduar se më markonin ashpër më shumë për stilin tim të lojës. Nuk jam engjëll në fushë, e di. Më shumë se gjyqtarët, janë lojtarët ata që janë përgjegjës për këtë situatë. Lojtarët zemërohen më shumë me mua sesa me Messin dhe Cristianon”.

Më pas Neymar ka treguar se Pep Guardiola e kërkoi personalisht për ta marrë te Bayern Munich në vitin 2013, në kohën kur ishte ende te Santosi. Trajneri spanjoll, që kishte lënë Barcelonën dhe ishte gati të merrte drejtimin e ekipit bavarez, hyri në dhomën e tij:

“Isha me të brendshme, dëgjova trokitje në derë. Hapa derën dhe pashë se ishin babai im me Guardiolën. U ktheva brenda, vesha pantallonat. Ishin babai im, Guardiola dhe një përkthyes. Guardiola u ul në dhomën time dhe tha: Dua të të marr në ekipin që do ta stërvis”.

Braziliani vazhdoi më tej me rrëfimin: “Në atë moment, Pep ishte pa ekip. Sy më sy më tha: Dua që të vish me mua, të luash për mua, do të të bëj të bëhesh më i miri. Hapi laptopin dhe shtoi: Do të luash në këtë pozicion, do të bësh këtë dhe atë. Nëse nuk shënon 60 gola brenda një viti, do ta ndryshoj pozicionin…”

Fundin e dimë të gjithë, sepse as Real Madridi, as Guardiola nuk arritën t’ia ndryshonin mendjen Neymarit, i cili në vitin 2013 e la Santosin për t’u transferuar te Barcelona. Mbi gjithçka triumfoi dëshira e tij për të luajtur me… Leo Messin”.

TË FUNDIT

Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË