Neymar e nis Botërorin e Katarit me dëmtim, ja si ia kanë masakruar serbët kyçin e këmbës (FOTO)

Neymar nuk arriti të luante 90 minuta të plota (plus shtesat) me Brazilin në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës në Katar. Shkaku? U dëmtua sërish, doli duke çaluar dhe në lot nag fusha në fund të pjesës së dytë.

Subjekt i nëntë faulleve, Neymar ishte dukshëm i shqetësuar, ndërsa u largua nga fusha dhe u pa duke folur me mjekët e ekipit, të cilët po aplikonin akull në kyçin e tij të fryrë qartë.

Raportet sugjerojnë se Neymar ishte në lot në stol dhe nuk e festoi fitoren 2-0 të ekipit të tij, përkundrazi u nis direkt poshtë tunelit për në dhomat e zhveshjes, me këpucën e tij të hequr dhe kaviljen e enjtur.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka vetëm katër ditë për t’u rikuperuar nga ajo që mediat lokale e kanë përshkruar si një “ndrydhje”, nëse ai dëshiron të paraqitet në ndeshjen e radhës të grupit, Brazili kundër Zvicrës.

Trajneri Tite gjithashtu duhet të trajtojë një problem me mbrojtësin e djathtë Danilo, i cili duket se ka tërhequr një muskul, por vazhdoi deri në fund të lojës, pasi Brazilit nuk i kishte mbetur asnjë zëvendësim për të kryer.