Neymar “Non Grata” në Paris, PSG i komunikon vendimin brazilianit!

Sipas raportimeve më të fundit të RMC Sport, PSG ka informuar Neymar se nuk e preferon në organikën e skuadrës për sezonin 2022-2023.
Ylli brazilian ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e klubit francez me këta të fundit që në verën e vitit 2017 paguan plot 222 milionë euro për ta transferuar 30-vjeçarin nga Barcelona.

Mirëpo, duket se aventura e tij tashmë ka ardhur në fund dhe kryeqytetasit kërkojnë ta largojnë me patjetër aq sa janë të gatshëm të negociojnë edhe një huazim të mundshëm, si dhe të paguajnë gjysmën e rrogës që përfiton aktualisht Neymar.

Ndërkohë, dy klubet të cilat janë lakuar si alternativë për të ardhmen e brazilianit janë Juventus dhe Barcelona.

SuperSport shkruan se bardhezinjtë kërkojnë një goditje me efekt në merkato, një figurë e cila garanton sukses edhe në anën e marketingut e për këtë aspekt Neymar është nga më të vlerësuarit.

Por, nuk mund të anashkalohet edhe një rikthim te Barcelona, diçka që sulmuesi do ta priste me kënaqësi, edhe pse pengesë e madhe është situata ekonomike e katalanasve.
Top Channel