Goli i Neymar dhe PSG ndalet sërish, këtë herë nga Reims.
Kampionët në fuqi të Francës nuk ia dolën të triumfojnë ndaj Reims në “Parc des Princes”, ndonëse kryesuan për shumë minuta 1-0, pasi miqtë barazuan në “frymën e fundit”.
Neymar shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit, pas një topi që i doli edhe me fat në zonë në minutën e 51-të, megjithatë braziliani dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë.
Sfida u komplikua në minutën e 59’, kur Verratti bëri një ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit në VAR, arbitri vendosi ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.
Në sekondat e fundit, ishte Balogun që shënoi golin e barazimit, duke u hequr dy pikë vendasve të Galtier./ Super Sport
by Taboola
Sponsored Links