Neymar rrezikon të mungojë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Dortmund

0

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR, rrezikon të humb ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të 1/16-ës së finales së Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germain do të ketë një sfidë mjaft të vështirë, kundër skuadrës së Borussia Dortmund.

Para kësaj ndeshje, situata nuk qëndron mirë për Neymar, i cili mund të mungojë si pasojë e një lëndimi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i PSG, Thomas Tuchel, i cili ka thënë se braziliani nuk do të rrezikohet, nëse nuk është 100% gati.

“Nuk mund të them se ai do të jetë 100% gati për lojën kundër Borussia Dortmund. Ne do të diskutojmë dhe të vendosim të premten, kur është koha e fundit për të vendosur. Nuk mund të rrezikojmë” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të rrezikojmë kundër Amiens, është e qartë. Ne do të kemi skuadër të fortë, por nëse kemi dyshime, nuk rrezikojmë asgjë” ka shtuar gjermani.

PSG ishte pa shërbimet e Neymar edhe në ndeshjen kundër Dijon, të cilën e fitoi me rezultatin 6:1, në kuadër të Kupës së Francës.