Neymar vazhdon përpjekjen për largim nga PSG, tani duke provuar një mënyrë tjetër

0

Aventura e Neymar te PSG mund të përfundojë këtë verë.

Ylli brazilian për shumë rekorde 222 milionë euro në vitin 2017 nga Barcelona u transferua te gjigantët francez.

Edhe pse ishte dëshira e tij e madhe për transferim në Francë, Neymar nuk ka gjetur asnjëherë lumturinë, duke kërkuar rikthimin te Barcelona, gjë të cilën insistoi shumë ta bënte verën e kaluar.

Por, një gjë të tillë është i prirë ta bëjë këtë verë, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Mediet në Francë raportojnë se Neymar ka nisur një “grindje” të re me drejtuesit e PSG, të cilët po kërkojnë që pagat e futbollistëve të ulen deri në 70 për qind, shkaku i krizës financiare, që erdhi si pasojë e koronavirusit.

Neymar është i vetmi lojtar që po refuzon një gjë të tillë, dhe duket se këtë po e bën vetëm e vetëm për t’iu hapur dera e rikthimit te Barcelona.

Nëse Neymar nuk pranon uljen e pagës, e dihet se ai është lojtari më i paguar te PSG, francezëve nuk u mbetet tjetër gjë, veçse të pajtohen me largimin e tij.

Me rikthimin te Barcelona, Neymar do të formonte sërish “MSN” e famshme, me Lionel Messin dhe Luis Suarezin./Lajmi.net/