Neymari afër kontratës me PSG-në

Paris Saint-Germaini ka nisur bisedimet me yllin e ekipit Neymar për vazhdimin e kontratës.

Mediat franceze kanë raportuar të premten se bisedimet mes lojtarit dhe klubit janë duke shkuar në mënyrën më të mirë.

Madje thuhet se Neymari, është pajtuar me kushtet e ofruar nga klubi dhe do të vazhdojë kontratën.

Kontrata aktuale e yllit brazilian skadon në vitin 2022.

Këtë sezon 29-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.