Neymari hedh poshtë transferimin te Reali, thotë se qëndron te PSG-ja

0

Neymari ka hedhur poshtë spekulimet se do të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar të verës, për t’u bashkuar me Real Madridin.

Shumë media botërore kanë raportuar se ylli brazilian do të jetë pasardhës i Ronaldos në Santiago Bernabeu, transmeton Koha.net.

“Do të qëndroj, kam një kontratë me PSG-në dhe kam vendosur të jem në këtë sfidë, për gjëra të reja dhe synime të larta. S’do e ndërroj mendjen për këtë. Shpresoj të kemi një sezon të suksesshëm, me medalje të reja. Mediave iu pëlqen të krijojnë spekulime, por të gjithë e dinë se sa shumë kujdesem për PSG-në”, është shprehur Neymar për Fox Sports.