Neziri: Çdo votë në njësinë e tretë zgjedhore për BDI, do të thotë faktorizim dhe fuqizim për të gjitha nacionalitetet

0

“Bashkimi Demokratik për Integrim si asnjë herë më parë ka filluar furishëm fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik të këtij viti. Karavanit të BDI-së me në krye liderin e madh të kombit shqiptar z. Ali Ahmeti, po i bashkohen i madh e i vogël nga të gjitha anët e vendit. Nga Likova e deri në Ohër. Por, e veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qëndrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas liderit vizionar dhe të guximshëm, z. Ali Ahmetit”, bënë të ditur kandidati i BDI-së, Bekim Neziri i njësisë numër 3.

Sipas tij “Nëse i analizojmë gjërat kronologjikisht, në sistemin politik të vendit dhe të arriturat e shqiptarëve në RMV, pa dyshim se këtu rol kryesor dhe vendimtar kishte lufta e vitit 2001 dhe ardhja në skenë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Të arriturat e shqiptarëve në RMV, për gjatë këtyre 18-të viteve pa dyshim se mbajnë vulën e BDI-së. Proceset politike dhe të arriturat e shqiptarëve ishin hap pas hapi, shkall pas shkalle. Filluam me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ligjin për flamurin kombëtar, ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë në administratën publike, hapjen e shkollave dhe universiteteve shqipe, etj.”.

Ai gjithashtu thekson se “çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut theu edhe stereotipet nga mendësia e gabuar se shqiptarët gjoja se nuk mund të jenë në krye të institucioneve më të larta në shtet, u menjanua me zgjedhjen e z. Talat Xhaferit për Ministër të Mbrojtjes e më pas edhe për kryetar të Parlamentit të RMV-së.

Neziri thekson se “shqiptarët, din dhe munden të menaxhojnë me procese dhe institucione të rëndësishme shtetërore u dëshmua edhe me udhëheqjen e digasterit për euro-integrime me çka vendi u anëtarësua në NATO dhe tani më po fillon zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por ja që vizioni dhe misioni i BDI-së dhe liderit të saj z. Ali Ahmeti nuk mbaron këtu. Propozimi për kryeministrin e parë shqiptar dhe deputetin e parë shqiptar në njësinë e tretë zgjedhore janë prioritetet kryesore të BDI-së gjatë këtij procesi zgjedhor për mandatin e ardhshëm qeveritar. Dhe kjo vlen për tu përshëndetur dhe mbështetur.”, thekson Neziri, raporton Zhurnal.mk

Kandidimi si bartës liste i z. Bekim Nezirit për deputet në njësinë e tretë zgjedhore do të thotë faktorizim dhe fuqizim për të gjitha nacionlitetet. Kujtojmë se z. Neziri është politikan i kalibrit të lartë dhe me përvojë. Si një ish drejtor i disa institucioneve më relevante shtetërore dhe ish Ministër i Ekonomisë, ai me guximin e tij do të jetë zëri që do ti prezanton dhe mbron interesat e qytetarëve të asaj zone.

“Vendi ynë tani më është anëtare e NATO-ës dhe po fillojmë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky proces është i gjatë dhe vendi ka nevojë për politikan dhe udhëheqës me përvojë, dije dhe guxim. Andaj, PSE mos të kemi kryeministër të parë shqiptar dhe deputet në njësinë e tretë zgjedhore!”, shprehet Neziri, raporton Zhurnal.mk.