Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri theksoi se anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nuk i takon Lidhjes Europiane për Ndryshim,
Lidhur me kritikat e LEN-it se anëtari i propozuar nga Partia Demokratike Europiane nuk mund të pranohet për shkak, sipas tyre, PDE është pjesë e ekzekutivit, Neziri tha se me këtë logjikë, tani edhe VMRO-DPMNE është në Qeveri.
Neziri shtoi se Lëvizja Besa mund ta kërkojnë vetëm anëtarin e LSDM-së në KSHZ, ndërsa Izet Mexhiti mund të kërkoj anëtarët e BDI-së.
Ai tha se vendi vakant i takon Aleancës për Shqiptarët.
”Ultimatumet e të ashtuquajturës opozitë, kanë nisur të shndërrohen në lutje drejtuar kryetarit të Parlamentit. Nga bojkoti i parlamentit, kanë kaluar në vizita zyrash të parlamentit. Po e ripërsërisim, e drejta e anëtarit të KSHZ është e drejtë që nuk falet nga dëshira e mirë ose e keqe e një kryetari parlamenti, kushdo qoftë ai, por është e drejtë që fitohet me votë nga populli në zgjedhjet e fundit. E në zgjedhjet e fundit, populli vendosi që vendin e KSHZ t’ia japë Aleancës për Shqiptarët. Fadil Zendeli dhe L. Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpëtmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së. Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur L. Besa z. Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, z.Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së”, theksoi Neziri.(INA)