Neziri: Është dashur të zgjedh mes Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit, zgjodha Ahmetin

Picture of ina-online
ina-online

27/06/2023

Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, tha sonte në emisionin Click Plus në TV21 se është dashur të zgjedhë mes Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit.

Ai tha se nuk e ka pasur të lehtë sepse me Izet Mexhitin njihen prej 25 vjetësh, mirëpo kur bëhet fjalë për kontributin e Ali Ahmetit, ai i jep të drejtë këtij të fundit. Neziri tha se i gjithë mospajtimi i “Grupit të zjarrit” ka lindur si mospajtim për punën e ekzekutivit, por pa dhënë emra konkret se për kë bëhet fjalë.

“Unë është dashur të zgjedh mes politikës së Ali Ahmetit dhe politikës së Izet Mexhitit. Nuk e kam pasur lehtë të dal kundër një shokut tim prej 25 vjetësh, mirëpo kur është në pyetje kontributi i Ali Ahmetit, jo vetëm në segmentin politik, por edhe rrethanat e tjera, kjo më jep të drejtë që mes Izet Mexhitit dhe Ali Ahmetit, të zgjedh Ali Ahmetin. Mosmarrëveshja me Izet Mexhitin ka lindur për punën e ekzekutivit ose mospajtimin për punën e ekzekutivit. Mirëpo, deri sa kritikat qëndrojnë brenda BDI-së është në rregull, por kur fillojnë të paraqitet një kërkesë që lanson aktivitete të ndryshme paralele, ajo është thyerje e statutit të BDI-së.”- tha Neziri.

Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për kandidaturën e tij kundër Izet Mexhitit, tha se ai me të njihet pre 25 vjetësh, por rrugët e tyre janë ndarë përkohësisht.

Ai tha se kjo ndarje është një vijë e hollë dhe se rrugët e tyre herët apo vonë do të bashkohen sërish.

“Duhet të bëjmë një ndarje mes miqësisë dhe politikës. Me Izet Mexhitin njihemi prej 25 vitesh, para themelimit të BDI-së. Prandaj, nuk ekziston forcë që mund të na prishi miqësinë, por në segmentin politik ka dhënë fati që rrugët tona të ndahen përkohësisht, por kjo nuk do të thotë që ato rrugë nuk do të bashkohen. Kjo ndarje është një vijë e hollë që mund të përafrohen me pak poteza. Ali Ahmeti, secilin prej “Grupit të zjarrit”, e ndjen si pjesë së familjes së tij. Në këto 20 vite nuk kam dëgjuar që Ali Ahmeti të ketë përjashtuar dikë prej BDI-së, edhe pse statuti i BDI-së e mundëson diçka të tillë.”- tha Neziri.

TË FUNDIT
2 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
3 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
3 orë
Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

ME TE LEXUARA

1 ditë
BE: Nuk ka plan B për Maqedoninë, gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për Ndryshimet Kushtetuese…
3 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
24 orë
Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e Feros
17 orë
Ditën kur mbushi 17 vite granata ia mori jetën Jonuz Zymberit (VIDEO)
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM
23 orë
Si po zhvillohen bisedimet për Qeverinë, flet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së

LEXO MË SHUMË

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, VMRO-DPMNE sot negociata edhe me ZNAM

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

Perparim-Rama

Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?

biden-putin

Biden me deklarata të ashpra për Putin: Qëndrojmë fort me Ukrainën kundër një tirani brutal

vmro vlen negociata

VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

makine elektrike studentet

Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)

INFO

NA NDIQ