Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

ina-online
ina-online

28/09/2023

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, në një intervistë tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së në një takim të realizuar me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga dy muaj më parë, kanë mbështetur pr/ligjin për amnistinë, i cili javën tjetër pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

“Ministri ka qenë në Parlament dhe në bashkëbisedim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare ku është debatuar me të gjitha partitë parlamentare ku partitë parlamentare dhanë vizën dhe kuptuan arsyen, siç sqaroi ministri për shkak të ngarkesës së burgjeve dhe kushteve jo të mira, bëmë një amnisti me qëllim që t’i lirojmë ato burgje”, tha Adnan Neziri, koordinator i grupit parlamentar të ASH-së

Thatë se të gjitha partitë kanë dhënë mbështetje, por VMRO-ja kundërshton ashpër pr/ligjin dhe paralajmëroi bllokadë?

“Është për çudi sepse në atë takim që ka ndodhur para 2 muajve nëse nuk gaboj, koordinatori i VMRO-së pranonte dhe e parapëlqente një veprim të tillë për ligjin. Tani nuk e di pse kanë ndryshuar. Duhet ata të tregojnë pse kanë ndryshuar qëndrimin nga ai takim”, tha Adnan Neziri, koordinator i grupit parlamentar të ASH-së, në intervistën e tij.

Por, ditë më parë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se deputetët e partisë së tij do të bllokojnë ligjin, pasi sipas tij pushteti dëshiron të lirojë kriminelë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

Borell

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

borel-kovacevski

Borell porosi partive politike në Maqedoni: Nuk duhet të ketë ndarje për BE-në, miratoni ndryshimet kushtetuese

INFO

NA NDIQ