Nga 1 qershori, lëjohen deri në 200 persona në darsma dhe funerale mortore

0

Trupi Koordinues Kombëtar, me propozim të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, ka vendosur që nga data 1 qershor, të lëjohen të marrin pjesë deri në 200 persona në të gjitha llojet e tubimeve, jashtë dhe brenda, vendeve publike, duke përfshirë festimet e darsmave dhe funeralet mortore.

Gjithashtu, në garat sportive dhe turne, mund të marrin pjesë 200 spektatorë/tifozë, jashta dhe brenda, objekteve sportive, kumtuan nga TKK.

“Është e detyrueshme të respektohen masat e distancës fizike prej të paktën dy metrash. Në garat sportive, është e detyrueshme që të dezinfektohen, rekvizitat për stërvitje, gara dhe turne, si dhe të objekteve që përdorin sportistët së bashku”, thuhet në komunikatë.