Nga 10 nëntori rregulla të reja për hyrje në BE

Picture of ina-online
ina-online

25/08/2024

Sistemi i ri i hyrjes dhe daljes (EES) në Bashkimin Evropian (BE) do të hyjë në fuqi më 10 nëntor të këtij viti.

Të gjithë udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së do të duhet të regjistrojnë hyrjen dhe daljen e tyre nga vendet e BE-së, si dhe nga zonat Shengen duke lënë të dhënat e tyre biometrike, duke përfshirë gjurmët e gishtërinjve, skanimet e fytyrës dhe të dhënat e pasaportave, kur hyjnë në territorin e BE-së.

Rregullat e reja do të zbatohen gjithashtu për shtetasit e Kosovës.

Sistemi i vulosjes së pasaportave do të zëvendësohet së shpejti me futjen e kontrolleve digjitale për të gjithë pasagjerët që vijnë nga vendet jashtë BE-së. Kështu ka bërë të ditur Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Ylva Johansson.

“Kam vendosur që sistemi i hyrje-daljeve të fillojë të funksionojë më 10 nëntor”, tha Johansson ndërsa theksoi se kërkohen hapa ligjore përpara se Komisioni Evropian të marrë një vendim zyrtar për këtë çështje.

“Por, unë jam krenare të zbuloj se data e synuar është 10 nëntori”, pohoi ajo.

Bëhet fjalë për kalimin në sistemin digjital më modern të menaxhimit të kufijve në botë, i cili sipas saj do ta bëjë udhëtimin më të lehtë dhe Evropën më të sigurt, shkruan theguardian.

“Në çdo vendkalim kufitar, çdo aeroport, çdo port, çdo rrugë të vetme që të çon në Evropë, ne do të kemi të gjitha kontrollet kufitare digjitale të lidhura, të gjitha të ndezura në të njëjtën kohë”, tha Johansson.

Sistemi përbëhet nga dy pjesë dhe pjesa e parë e tij, e njohur më mirë si EES, do të fillojë të funksionojë më 10 nëntor dhe do të përdoret për t’u regjistruar për udhëtim. Është një sistem i automatizuar për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve nga BE-ja./BS

TË FUNDIT
6 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
9 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
9 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
9 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
12 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

ME TE LEXUARA

19 orë
Bie borë në Pelister
18 orë
Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë po kërkon punëtorë
17 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
16 orë
Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku - rrëfehen dëshmitarët
12 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
9 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

LEXO MË SHUMË

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

luksemburg

Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë po kërkon punëtorë

dimri-bore temperatur

Bie borë në Pelister

INFO

NA NDIQ