Nga kiflet e hamburgerët, Kurti e Vuçiq shërbehen veç me ujë në Ohër

Në Ohër po zhvillohet takimi maratonik mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim po mbahet nën patronazhin e Bashkimit Evropian, ku prezentë janë përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Meqë takimet e tilla janë zakonisht të gjata, palët pothuajse gjithmonë janë shërbyer edhe me ushqim. Por, krejt ndryshe po del të jetë takimi i sotëm në Ohër, ku ndërmjetësuesit dhe përfaqësuesit e të dyja shteteve janë shërbyer veç me ujë.