Nga kjo banesë nisi ngritja e Erdogan/ Gara presidenciale drejt finishit

INA
INA

27 Maj, 2023

Gara presidenciale në Turqi po shkon drejt finishit. Këto janë orët e fundit përpara se vendi të njohë rezultatin që ka mbajtur mbërthyer mbarë botën.

Gazeta gjermane BILD ia dedikon kryeartikullin e saj ngritjes në pushtet të Erdogan. Ajo publikon një foto nga banesa modeste në Stamboll, prej nga nisi ngritja e Erdogan.

Sot ai është njeriu më i fuqishëm në Turqi dhe jeton në një pallat presidencial nga më luksozët dhe më të shtrenjtët në botë.

Por a do marrë ai një mandat tjetër pesëvjeçar?

Sipas BBC, gara është bërë shumë e ashpër gjatë këtyre ditëve.

Rivali i opozitës, Kemal Kilicdaroglu po tenton të fitojë votat e nacionalistëve duke u zotuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë. Kurse Erdogan reagoi duke thënë se një fitore nga Kilicdaroglu do të ishte një fitore për terroristët.

Presidenti Erdogan është favorit, pasi është të paktën 2.5 milionë vota përpara rivalit. Por Kilicdaroglu shpreson që të marrë ose një pjesë të 2.8 milionë votuesve të kandidatit ultranacionalist që doli i treti, ose të nxisë një pjesë të 8 milionë votuesve që nuk dolën në zgjedhje në raundin e parë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan pas raundit të parë se Turqia nuk përmbush as parimet themelore të mbajtjes së zgjedhjeve demokratike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dollar

Sekuestrohen 1 miliard dollarë fallso në Turqi, zbulohet destinacioni i tyre

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

F619FD7F-187D-4446-9EDD-7BDAC06F8167

Aksident hekurudhor në Turqi, mbi 20 të plagosur

ukraina-1

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas

pentagon

Pentagoni: Njoftimet e mediave për stacionin e spiunazhit të Kinës në Kubë, ‘jo të sakta’

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ish presidenti amerikan, Donald Trump paditet lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara

GRURI

​Miliona tonë të korra të humbura pas shpërthimit të digës së Kakhovkas në Ukrainë

azil

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

zelensky-1

Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

INFO

NA NDIQ