Nga korriku, energjia elektrike 13% më e shtrenjtë

INA
INA

31/05/2023

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 13% nga 1 korriku. Kompanitë e energjisë kanë paraqitur oferta në Komisionin Rregullator të Energjetikës duke kërkuar çmim më të lartë të rrymës. Elektro-distribuimi kërkoi rritje prej 32 për qind, MEPSO për 53 për qind dhe MEMO për 83.3 për qind.

“Nëse i pranojmë të gjitha këto kërkesa, atëherë kjo do të nënkuptonte rritje të çmimit përfundimtar të energjisë elektrike prej 12.7 për qind, diku në çmim prej 13 për qind. Sigurisht, në periudhën e ardhshme do të analizojmë të gjitha këto kërkesa dhe diku rreth 20 korrikut do të informojmë se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

EVN-ja ende nuk ka paraqitur kërkesë për shkak se pret të shohë se sa do të kushtojë çmimi i blerë nga EMV-ja, si dhe çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë. Arsyet përse kompanitë e tjera kërkojnë rritje janë për shkak të kostove, thotë Bislimovski.

“Ka shumë të ngjarë që për shkak të rritjes së kostove që ata kishin në punën e tyre, ne do të shohim nëse është e pranueshme për ne apo jo. E kam thënë edhe më parë se nuk jam në favor të ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike tani”, u shpreh Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Nga 1 korriku, TVSH-ja për energjinë elektrike pritet të kthehet nga 10 në 18 për qind. Kjo teorikisht do të thotë fatura më të larta, por në të njëjtën kohë energjia elektrike ditore dy-orëshe më e lirë do të duhej të kthehet. Qeveria pretendon se faturat duhet të mbeten të njëjta dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi madje siguroi se ato do të jenë edhe më të ulëta. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ