Nga korriku sërish do ulet çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Shkurt, 2023

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk pret që të rritet çmimi i energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti.

Për ndryshim të mënyrës së llogaritjes tashmë po bëhen analiza, ndërsa një nga masat e mundshme është që të vazhdohet me 10 për qind TVSH në vend se me 18 në faturat e rrymës.

“Në koordinim me Komisionin Rregullator të Energjisë, fakultetet dhe ekspertët e tjerë, tashmë po bëhen analiza të disa opsioneve, për të ndryshuar mënyrën e llogaritjes së çmimit të energjisë elektrike, në përputhje me kapacitetet që do të kemi në maj dhe qershor. Jam i bindur se të gjitha vendimet do të jenë në drejtim të ruajtjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe mbështetjes së kompanive të vogla dhe të mesme që të jenë sa më konkurruese, që do të thotë se nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku duke pasur parasysh të dhënat ekzistuese dhe parashikimin, në të kundërtën presim të ketë ulje të mëtejshme siç kemi bërë”, tha Bekteshi në takim me mediat.

I pyetur se si në çmimin e rrymës do të reflektojë rritja e TVSH-së në 18 për qind nga 1 korriku, Bekteshi tha se ai do të jetë vendim të cilin do të duhet ta shqyrtojnë ministritë e ekonomisë dhe të financave dhe se tani nuk ka bisedime të tilla.

“Qeveria është e fokusuar në masa me të cilat do të ndihmohen qytetarët, ndërsa një nga ato masa është të vazhdohet me 10 për qind TVSH duke pasur parasysh se nga 1 korriku, sipas prodhimit të EMV-së dhe lëvizjeve të çmimeve në bursa dhe përgatitjes që bëri shteti do të ketë ulje t[ mëtutjeshme të çmimit të rrymës”, tha Bekteshi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

rama timak

Rama: Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

INFO

NA NDIQ