Nga Kosova në Indonezi për dashuri, por familja e saj nuk e pranon për dhëndër – shqiptari tregon çfarë ndodhi (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2025

Pas një udhëtimi që zgjati plot 1 vit e 3 muaj, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Cekki Hotit — shqiptarit nga Kosova që mori rrugën me biçikletë drejt Indonezisë për t’u bashkuar me të dashurën – ka marrë ka marrë një kthesë të papritur.

Historia që kishte frymëzuar mijëra ndjekës në rrjetet sociale ka përfunduar ndryshe nga sa shumëkush priste.

Në një video të fundit në TikTok, Hoti ka ndarë me ndjekësit e tij një rrëfim të sinqertë për fundin e kësaj aventure.

“Pasi mbërrina në Bau Bau e kam takuar atë vajzën për herë të parë, unë e pranova, edhe ajo njëjtë”, shkroi ai në rrjetin social.

“Por pas 1 jave bisedime me familjen, nuk i pranuan kushtet e mia, poashtu as unë të tyre”, shtoi më tej.

“Kështu që unë e vazhdoj jetën time, ajo të sajën”, tha Hoti.

“Jam i lumtur për aq sa zgjati.”

“Nuk mundem me ik”, rrëfehet shqiptari nga Kosova që ka mbetur i bllokuar në Pakistan

Ndryshe, vetëm pak ditë më parë, ai kishte treguar planet për të ndërtuar një jetë të përbashkët me vajzën që kishte njohur online — një dashuri që e kishte shtyrë të përshkonte me biçikletë mijëra kilometra, nga Kosova deri në Indonezi.

Rrugëtimi i tij ishte i gjatë – 17 shtete dhe afërsisht 23 000 kilometra për rreth 1 vit e 3 muaj.

Gjatë rrugës kaloi përmes vështirësive: mungesë ambasadash, viza, stuhive, situatave të rrezikshme.

Madje, për një kohë ai mbeti i bllokuar në Pakistan për shkak të tensioneve të vendit me Indinë, pas një sulmi terrorist që la 26 të vdekur.

TË FUNDIT

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksion i policisë në Saraj, kallëzime penale ndaj ish kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të komunës

Befason Buzhala: Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së

Afat shtesë për të aplikuar për shujtë të subvencionuar studentore

Faturat e larta të energjisë – frikë nga dimri

Për ta zgjidhur problemin me transportin në Shkup, duhet të kombinohen tre projekte

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË