Nga lufta në Kosovë e deri tek Serie A, rrugëtimi emocionues i Përparim Hetemajt

Picture of INA
INA

18/05/2024

Përparim Hetemaj e ka zemrën e ndarë në gjysmë. Në njërën anë Kosova, të cilën e kishte braktisur pa dëshirë kur ishte fëmijë, pak para se të niste lufta.

Në anën tjetër Finlanda, një vend në të cilin është rritur dhe të cilin sot e thërret shtëpi.E në mes të tyre gjendet Italia, një vend që ia realizoi ëndrrën: të bëhet futbollist kulmor.

Mirëpo, në kampin e Olou në Finlandë, realiteti ishte ndryshe:

“Që kur isha fëmijë, më ka pëlqyer gjithmonë të luaja futboll. Mirëpo, të gjithë më thonin se duke i mëshuar topit nuk do të arrija ta siguroja një punë. Por, unë në fund ia dola”, thotë ish-futbollisti kosovar në një intervistë për “gianlucadimarzio.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Më pas, ish-futbollisti i Chievos e ka kujtuar fëmijërinë e vështirë dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Ndonëse e përfaqësoi Finlandën, ish-futbollisti luftarak dhe i palodhshëm asnjëherë nuk ka pranuar të luajë kundër vendit të prindërve të tij, për të cilin i rrah zemra – Kosovës.

“Kur nisi lufta, nuk ishte asgjë e lehtë. Shumë familjarë të mi e humbën jetën. Xhaxhai im u vra. Ishin momente të rënda, të tmerrshme.”

“U largova nga Kosova me familjen time para se të fillonte lufta. Në vitin e parë në Finlandë jetuam në një kamp refugjatësh.”

“S’kishim informacione për familjarët, veç ato që i shikonim në televizor. Ishin momente të vështira.”

“Kam refuzuar gjithmonë të përballesha me Kosovën në fushën e blertë, nuk do të mundë ta bëja këtë kurrë. Unë i bëj gjërat me zemër, në fushë nuk do të isha i njëjti.”

Futbollisti drenicas ishte pensionuar nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar tek Helsinki në Finlandë, ku tash është trajner i ekipit U-23.

Ndërkohë luan për qejf në një ligë amatore dhe të veçantë, ku paraqiten këngëtarë, artistë, youtuber dhe influencerë të njohur finlandezë.

TË FUNDIT
24 minuta
2 kundërshtarë të njohur, Kombëtarja e Shqipërisë njihet me rivalët nëse kalon grupin
4 orë
Ndeshja Shqipëri-Spanjë, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët shqiptarë
8 orë
Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu
9 orë
Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose...
9 orë
Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”...

ME TE LEXUARA

18 orë
Granit Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani – Zvicër nga UEFA
1 ditë
Dueli për kreun e grupit A, Granit Xhaka paralajmëron Gjermaninë
10 orë
Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë
1 ditë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
9 orë
Kroaci–Itali luhet për gjithçka
1 ditë
Shqipëria fiton titullin e Kampionatit Evropian të Tifozëve
9 orë
Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!
1 ditë
Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën

LEXO MË SHUMË

kombetarja

2 kundërshtarë të njohur, Kombëtarja e Shqipërisë njihet me rivalët nëse kalon grupin

tifozet kuq e zi

Ndeshja Shqipëri-Spanjë, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët shqiptarë

berat gjimshiti

Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

zvicra

Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose…

zlatko dalic

Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”…

messi

Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet

Ronaldo

Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

kroacia futboll

Kroaci–Itali luhet për gjithçka

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

INFO

NA NDIQ