Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video nga ndërtimi i autostradës Gradsko-Drenovë, ndërkaq paralajmëroi përfundimin e saj deri në fund të këtij viti.
“Me këtë video nga rruga Gradsko – Drenovë po fusim një dinamikë të re pune. Me punë dhe organizim të mirë deri në Vitin e Ri do të mundësohet vozitja në këtë rrugë ekspres e cila do të shkurtojë udhëtimin nga Manastiri dhe Prilepi për në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik”, paralajmëroi ministri Nikoloski.