Pasi që muajve të fundit ka pasur arratisje të punëtorëve nepalez nga Maqedonia e Veriut, tanimë po largohen edhe punëtorë të angazhuar nga Bangladeshi, përcjell INA.
Sipas një raporti të policisë, gjatë ditës së djeshme një shtetas nga Bangladeshi që ishte angazhuar me punë të rregullt në Strugë, është larguar në drejtim të panjohur. Ministria e Brendshme bëri të ditur se nuk ka asnjë gjurmë nga 39 vjeçari i huaj që ishte zhdukur dhe nuk është lajmëruar tek punëdhënësi.(INA)