Nga mesnata çmime të «çmendura » të naftës në Maqedoni

Në Maqedoni vazhdon trendi i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.  Sipas paralajmërimeve të disa mediave që vijnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, nga mesnata do të ketë rritje të çmimeve edhe të benzinës edhe të naftës, informon INA.

Çmimi i eurosuper BS-95 do të shtrenjtohet për 2 denarë për litër ashtu që do të jetë 67.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë për 1.50 denarë më shtrenjtë.

Po ashtu edhe dizeli do të jetë për 1.50 denarë për litër më shtrenjtë, duke shkuar në 59 denarë për litër. Ndërsa vaji ekstra i lehtë për 47.50 denarë për litër. (INA)