Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,31% në krahasim me vendimin e datës 21.8.2023, përcjell INA.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) shtrenjtohet për 1,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohet për 1,00 den/litër.
Sipas kësaj, nga mesnata (30 gusht 2023), çmimet e derivateve të naftës do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS – 95 87.00 (dena/litër)
Benzina EUROSUPER BS – 98 89,00 (den/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) 81.50 (denarë/litër)
Extra Light 1 (EL-1) 81.00 (denarë/litër)
Karburanti M-1 NS 46,064 (denarë/kilogram)
(INA)