Nga nesër deri të dielën s’ka pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente tjera në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Brendshme informon qytetarët se për shkak të kalimit në sistemin e ri, nga 23 qershori 2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 21:00, deri më 27 qershor 2021 (e diel – deri në 21:00) do të funksionojë sistemi i lëshimit të dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferi).

Për këtë arsye, qytetarët të cilët kanë takim për të aplikuar për një dokument personal me procedurë URGJENTE për datat 23, 24 dhe 25 qershor 2021, njoftohen të paraqiten në ambientet e Ministrisë më datën 23.06.2021 deri në orën 12.

Qytetarët që kanë një takim për 23, 24 dhe 25 qershor 2021, me procedurë të RREGULLT, do të mund të ushtrojnë të drejtën për të paraqitur një kërkesë për një dokument personal në çdo datë, në të njëjtin vend, ku ata kanë një takim në periudhën nga 28.06 2021 deri më 02. 07. 2021.