Nga nesër, Google fshin llogaritë joaktive të Gmail, çfarë duhet të bëni?

INA
INA

30/11/2023

Nga data 1 dhjetor, Google do të fillojë procesin e fshirjes së llogarive joaktive të Gmail. Për këtë lëvizje, Google ka njoftuar në maj, duke shpjeguar se llogaritë që nuk kanë qenë aktive për dy vjet do të fshihen tërësisht. Zëvendës-presidentja e Google për menaxhimin e produkteve, Ruth Kricheli, shpjegoi se kjo është një masë e nevojshme sigurie.

Kjo për faktin se llogaritë që nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë kohore, ka më shumë gjasa të rrezikohen, pasi mbështeten në fjalëkalime të vjetra. Përveç llogarive joaktive, Google do të mbajë të pandryshuar llogaritë që përdoren për blerje, abonime, si dhe ato të përdorura nga organizatat. Politika e re do të zbatohet vetëm për llogaritë personale.

Fshirja e këtyre llogarive nuk do të ndodhë brenda një dite, por do të jetë një proces me faza dhe përdoruesit do të informohen me paralajmërime në email adresat e tyre. Për të shmangur fshirjen e llogarisë, përdoruesit duhet të regjistrohen në llogarinë e Gmail, ose të kryejnë aktivitete si shkarkimi i ndonjë aplikacioni. Që nga viti 2019, Gmail ka 1.5 miliard përdorues aktivë, dhe është një nga shërbimet më të njohura të emailit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bitcoin

Vlera e Bitcoin shkon në mbi 65,000 dollarë – duke iu afruar nivelit më të lartë të të gjitha kohërave

190719_ROBOTET_12_8

Në një kompani suedeze, një chatbot bën punën e 700 njerëzve – në një muaj ai pati 2.3 milionë biseda

whatsapp-main-600x360

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

chat-gpt

Elon Musk padit krijuesin e ChatGPT OpenAI

nasa2

A do të jetë në gjendje NASA të sjellë mostrat e Marsit në Tokë?

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

openAI

Mediat po paditin OpenAl dhe Microsoft

viber

Viber prezanton funksionin e ri

maserati

Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë

INFO

NA NDIQ