Edhe pse është vetëm fillimi i sezonit, në pesë ligat kryesore janë projektuar pak a shumë ekipet që do të luftojnë për trofeun e titullit.
Sigurisht që ka edhe ndonjë befasi, si në Itali, ku kreson Torino me 11 pikë nga 15 të mundshme, pas asnjë humbje.
Statistikat e nxjerra nga Transfertmarkt tregojnë se në top-5 ligat e Evropës janë plot 17 ekipë që nuk kanë pësuar ende humbje në javët e para.
Sigurisht që numri i ndeshjeve të luajtura në liga të ndryshme nuk është i njëjtë.
Kështu, në La Liga, Reali i Madridit është skuadra me më shumë ndeshje pa humbje, shatë, më pas vijnë Barcelona e Atetico, që kanë luajtur një ndeshje më pak.
Në Premier League janë katër ekipe pa humbje në pesë javët e para: City, Arsenal, Brighton dhe Nottingham.
Fotoja e mëposhtme rendit të gjitha ekipet pa humbje këtë fillim sezoni në pesë ligat kryesore në Evropë.