Nga sa deputetë do ti marrin partitë e reja?

INA
INA

14/10/2023

Cilat janë shanset e partive të reja të marrin vota nga LSMD dhe BDI, nga të cilat dolën? Maksim Dimitrievski dhe Izet Mexhiti do të “vrapojnë” kundër ish- bashkëpartiakëve të tyre, me retorikën se do ta marrin pushtetin. Analistët parashohin numër të vogël të deputetëve për këto parti.
“Modeli proporcional, me modelin Dontit për ndarjen e mandateve nga listat partiake dhe me gjashtë njësi zgjedhore, në radhë të parë u shërben partive dhe koalicioneve të mëdha. Nuk u jep shanse partive të vogla dhe të reja”, thotë për Rel, analisti Sefer Selimi.
Sipas analistit Selimi, edhe nëse Maqedonia e Veriut bëhet me një njësi zgjedhore, disa nga partitë më të vogla nuk do të mund të fitonin një deputet të vetëm sepse do të humbiste forca e përfaqësimit lokal.
“Një model zgjedhor që po diskutohet janë edhe tetë njësi zgjedhore, të shpërndara në përputhje me rajonet planore në vend, të cilat mund të jenë më të përshtatshme për partitë më të vogla”, thotë Selimi.
Të njëjtin mendim e ndanë edhe Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për Demokraci.
“Modeli zgjedhor ekzistues, veçanërisht formula e Dontit, favorizon partitë e mëdha që udhëheqin vendin. Dhe pjesa më e madhe e financave për zgjedhjet shkojnë sërish tek ato të mëdhatë. Partitë e vogla zakonisht kanë mbështetje të shpërndarë nëpër njësitë zgjedhore, gjë që nuk reflektohet në mandatet parlamentare. Matematikisht, subjektet më të vogla politike nuk janë të përshtatshme për një zonë zgjedhore, sepse në këtë mënyrë ata humbasin “bazën” e tyre në komunitetet më të vogla, thotë Troshanovski. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

Kovacevski

Kërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen nga partia më e madhe opozitare

stevo pendarovski

Pendarovski: Provokimet nacionaliste janë rezultat i fushatave propagandistike nga qendrat e huaja

pushk-gjahu

Vritet 56 vjeçari në Kërçovë nga një pushkë gjuetie

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ