Nga sa shtëpi ka pasur Tetova dhe fshatrat në vitin 1900? (DOKUMENT)

0

Në librin “TETOVA” të autorit bullgar Lazar SERAFIMOV që është i vitit 1900 jepen shumë të dhëna për Tetovën dhe fshatrat e saj informon publicisti Salajdin Saliu.

Në librin e botuar në Plovdiv jepet edhe një statistikë e shtëpive për shumë fshatra të Tetovës. Banorët nuk ndahen sipas përkatësisë etnike, por fetare, gjegjësisht përmenden shtëpitë muslimane dhe të krishtera.

Sipas këtij libri në Tetovë ka pasur gjithësej 3 200 shtëpi prej të cilëve 2150 me pronar musliman dhe 1 050 me pronar krishter, raporton portali “tetova1”.
Të dhëna ka edhe për shumicën e fshatrave të Tetovës si për Porojin, Xhepçishtin, Sllatinën, Tearcën, Përshefcën, Dobroshtin etj.
Lazar Serafimovi ishte mësues dhe revolucionar nga Tetova që jetoi në Sofje.