Nga sot, 11 llojet e pemëve dhe perimeve do të shiten me çmime të reja të korrigjuara më të larta.
Qeveria dje në seancë mori vendim me të cilin kilogrami domate dhe tranguj do të kushtojë maksimumi 95 denarë, kilogrami spec deri në 100 denarë, kilogrami fasule 95. Qepa do të rritet për dhjetë denarë për kilogram dhe do të jetë 70 denarë, ndërsa vetëm thjerrëzat do të kushtojnë mbi 100, gjegjësisht do të shitet për 110 denarë për kilogram. Një kilogram banane do të kushtojë deri në 75 denarë, një kilogram portokall deri në 60, një kilogram mandarina deri në 65 dhe një kilogram limon deri në 60 denarë.
Arsyeja pse është propozuar një ndryshim i tillë i vendimit është se çmimi i importit të disa llojeve të pemëve dhe perimeve është rritur.
” Ministria e Ekonomisë, si propozuese e vendimit, njoftoi se në bazë të konsultimeve të bëra me importuesit më të mëdhenj të pemëve dhe perimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe duke marrë parasysh të dhënat e fundit të Drejtorisë doganore, u konstatua se çmimi i importit të disa llojeve të pemëve dhe perimeve është rritur për shkak të festave të ardhshme”, njoftoi dje shërbimi për shtyp i qeverisë.(INA)