Nga sot në Maqedoni janë ulur çmimet e karburanteve, ndërsa në ditët në vijim edhe buka, mielli, qumështi…

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/03/2022

Në Maqedoninë e Veriut nga sot janë ulur çmimet e karburanteve, ndërsa në ditët në vijim çmimet e bukës, miellit, sheqerit, vajit të lulediellit, qumështit, mishit, orizit, vezëve.

Ky është rezultat i masave qeveritare përmes uljes së TVSH-së dhe akcizës, me qëllim të uljes së goditjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë.

Në tre muajt e ardhshëm, pra deri në fund të majit të këtij viti, norma e TVSH-së për produktet ushqimore bazë për njerëz do të ulet nga 5 në 0 për qind dhe taksa e karburantit do të ulet nga 18 në 10 për qind, si dhe akciza për 1, 2 ose 4 denarë.

Deri në fund të vitit 2022 norma preferenciale e TVSH-së prej 5 për qind do të jetë për energjinë elektrike shtëpiake.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi u bëri thirrje qytetarëve dhe biznesmenëve që të jenë racionalë në shpenzimin e energjisë dhe të mos u dorëzohen spekulimeve që janë në dëm të buxhetit personal, duke theksuar se të gjitha masat merren në kohë dhe se nuk ka vend për panik.

Ndryshimet ligjore të miratuara, tha Besimi, parashohin mekanizma që Qeveria do të mund t’i përdorë në të ardhmen nëse do të jetë nevoja për të shmangur çdo spekulim dhe goditje çmimesh të qytetarëve dhe ekonomisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se pakoja prej 26 masash në vlerë prej 400 milionë euro ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë.

Sipas kreut të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, grupi i masave të Qeverisë është i vonuar dhe nuk do ta përmirësojë situatën, por megjithatë ata e kanë përkrahur në Kuvend. Pro masave janë edhe nga ASH edhe pse kjo parti u shpreh e pakënaqur sepse nuk iu pranuan amendamentet e saj që ishin edhe më të favorshme për qytetarët në këtë kohë krize.(INA)

TË FUNDIT

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

Çakalla: Koha të lirohet Grupi i Kumanovës, të hetohen Ahmeti dhe Grubi!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË