Ngacmoi seksualisht 160 vajza, ish-mjeku në SHBA burgoset për 175 vite

Ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar është dënuar me 175 vite burg pas dëshmisë së afro 160 prej viktimave të tij.

Gjykatësi e hodhi poshtë deklaratën e Nassarit si të pasinqertë kur u përpoq të kërkonte falje në gjykatë.

Nassar, 54 vjeç, u deklarua fajtor për akuza të shumta të sulmit seksual kundër grave dhe vajzave të reja, duke përfshirë edhe olimpistët.

Gjyqtarja Rosemarie Aqualina i tha Nassarit gjatë dënimit se do të “mbetet në errësirë ​​pjesën tjetër të jetës së tij”.

“Aq sa ishte nderi dhe privilegji im për të dëgjuar të mbijetuarit, ishte nderi im dhe privilegji t’ju dënoj juve. Sepse, zotëri, nuk e meritoni të dilni jashtë burgut”, tha ajo.

Ajo shtoi: “unë sapo e kam nënshkruar urdhrin tuaj të vdekjes”. Ai deri më tani ishte dënuar me 60 vjet për posedim të video pornografike të fëmijëve, para se të deklaronte fajin për 10 akuza për sjellje seksuale kriminale.

Pas shtatë ditëve të dëshmisë emocionale nga viktimat e Nassarit, atij iu dha një mundësi për t’u drejtuar gjykatës.

“Unë ndihem i palëkundur në krahasim me dhimbjen, traumën dhe shkatërrimin emocional që të gjithë ju ndjeni”, tha ai në sallën e tejmbushu