Ngërçi politik në Kosovë, Ali Ahmeti: Forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes!

Picture of INA
INA

07/05/2025

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike.

“Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.

“Kosova ka aq energji që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai.

Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe maxhoranca, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar.

“Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha Ahmeti.

TË FUNDIT

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Egli shfaqet siç nuk e keni parë asnjëherë më herët (FOTO)

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

LIVE/Numërohen gati 80% e votave, PS humb një mandat, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË