Ngjarja në Koçan/Policët e dyshuar në paraburgim shtëpiak, për një pjesë prej tyre ndalesë për ushtrimin e profesionit

Picture of INA
INA

17/04/2025

Të 14 policët e dyshuar për tragjedinë e Koçanit janë në arrest shtëpiak. Mes tyre janë shtatë policët, të cilëve këto ditë u skadon paraburgimi 30-ditor, përcjell TV21. Përveç kësaj, atyre u janë konfiskuar pasaportat, u ndalohet komunikimi dhe duhet të paraqiten herë pas here te një gjykatës.

Te gjykatësi i procedurës paraprake është edhe polici i cili dje u shpall në kërkim, por sipas informacioneve ai vetë është paraqitur në polici. Përndryshe, një pjesë e policëve të dyshuar nga Koçani dhe Shtipi tashmë janë në pension, por për ata që janë ende në shërbim është shqiptuar masë – ndalesë për ushtrimin e profesionit, njoftoi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Të gjithë dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë publike”. Sipas dyshimeve, me dokumente të rrejshme dhe të dhëna të rrejshme, që në fillim të funksionimit të Puls, ata kanë dhënë pëlqim që diskoteka të marrë leje funksionimi, edhe pse kushtet për këtë nuk janë plotësuar fare. Prokuroria kompetente bëri të ditur se janë duke vazhduar me veprimet parahetimore me qëllim të zbulimit të personave të rinj të përfshirë në këtë rast.

TË FUNDIT

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË