Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, mbytet një 18 vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, aty ku raportohet se një 18 vjeçar është mbytur në liqenin e Lunxhërisë.
Mësohet se i mituri kishte shkuar për peshkim.

Kanë qenë disa kalimtarë që kanë parë trupin e 18-vjeçarit me iniciale R.H. mbi ujë dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.