Ngjarje e rëndë në Krujë, vriten dy vëllezër 24 dhe 34 vjeç

0

Hasmëria dyshohet të jetë shkak i krimit të dyfishtë ndodhur mbrëmjën e kësaj të enjteje në fshatin Gramëz të Krujës.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb”, se policia ka identifikuar autorin e këtij krimi të dyfishtë.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Roland Pula 32 vjeç, nga Kruja. Ndërkohë Policia bën me dije së është gjetur dhe automjeti i 32 vjeçarit Pula.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa punohet për arrestimin e autorit.

Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjec, u qëlluan mbrëmjen e së enjtes për vdekje me armë zjarri./BW