Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

Picture of ina-online
ina-online

19/05/2024

Më 29 maj 2023, në komunën e Zveçanit, protestuesit serbë sulmuan, Policinë e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it e gazetarët.

Pas këtyre trazirave, ndodhi edhe një sulm më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

E përgjegjësinë e sulmit e mori, Millan Radoiçiq, ish nënkryetar i Listës Serbe.

Përveç grupit të tij paraushtarak, media ka mësuar se grupit të Radoiçiq iu është bashkëngjitur edhe një grup tjetër.

Sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, brenda hallkave të sigurisë në vend, në biznesin e Zvonko Veselenoviq, në “Novi Pazar Put” janë duke qëndruar grupet ekstreme serbe edhe të grupit famëkeq serb “Veljko Belivikut”.

Po ashtu, tëvë1 ka mësuar se bashkëpunëtor i këtij grupi famëkeq, është edhe Novak Nediq, Sekretar i Përgjithshëm i qeverisë në Serbi, i riemëruar në qeverisjen e re të presidentit, Aleksandër Vuçiq, i cili edhe në këto fotografi, shihet se është shumë i afërt me grupet ekstreme serbe, pjesëtarë të së cilëve morën pjesë në protestat e dhunshme në Zveçan, të cilët u vërtetuan përmes shenjave të vendosura në kapelat e tyre.

Nediq, tash e dhjetë vite mbanë postin e njëjtë në Qeverinë e Serbisë.

Mësohet se anëtar i grupit “Vejljo Belivuk” është edhe Aleksandër Vidojeviq, i cili ka afërsi me, Danilo Vuciq, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por edhe me Novak Nediqin.

Se në Serbi, po mbahen trajnime nën koordinimin e Milan Radojiqit e ka thënë edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Radojiçiq është duke mbajtur takimet të rregullta, me zyrtarët të lartë të Shërbimit Sekret serb, BiA, ambientet e firmës Jabllanovica në Rashkë, ngjashëm me ato të “Novi Pazar Put”… Trajnimet drejtohen nga ushtarak të pensionuar serb, të cilët kanë grada të larta, si gjeneral, kolonel e nënkolonel, të cilët kanë njohur shumë të mira për Kosovën, mbase kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së luftës tek ne” , tha Kurti.

Informacionet për këto zhvillime, janë dhënë edhe në komisionin për Çështje të Sigurisë. Enver Dugolli thotë Policia e Kosovës tashmë posedon këto informata.

“Bazuar edhe nga raportet që i marrim nga policia e Kosovës, edhe nga ministria e Punëve të Brendshme, ne në vazhdimësi kemi marrë alarme për këtë çështje që po ngritët se është i bazuar se grupi që ka sulmuar Kosovën në Banjska më 24 shtator, vitin e kaluar, ai është i lirë, ai është duke u rigrupuar duke zhvilluar stërvitje gjithandej nëpër Serbi. Ato stërvitje jo vetëm kjo që e përmendët por edhe stërvitjet e mëhershme kanë të bëjnë me formën e rigrupimit”, tha Dugolli.

Drejtori ekzekutiv i “The Geopost” Gynen Venhari, thotë se këto grupe janë duke punuar për ta destabilizuar veriun. Sipas tij, këto grupe kanë pas ndikim edhe tek popullata serbe në katër komunat veriore.

“Këto grupe janë mjaftë të fuqishme jo vetëm me destabilizu veriun e Kosovës, por ato janë të rrezikshme edhe brenda qytetarëve serb në Serbi. Siç dihet këto grupe famëkeqe kanë terrorizuar edhe qytetarët në veri të Kosovës, edhe në Serbi, edhe Beograd janë mjaftë të pranishëm, fatkeqësia është që janë të ndërlidhur me vëllai i presidentit si dhe me grupet tifoze ‘Cervna Zvezda’, të cilët janë nën kontroll të vëllait të presidentit Vuçiq”, tha ai.

Gjithashtu, raportohet se, njeriu i afërt me Millan Radojiciq, Bratisllav Dikic, i cili ka qenë komandant i xhandarmërisë serbe gjatë luftës në Kosovë, është duke trajnuar grupe serbe për të kryer sulme në pjesën veriore të Republikës.

TË FUNDIT
7 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
11 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
11 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
1 ditë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
1 ditë
“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

2 ditë
Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

LEXO MË SHUMË

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

GP0a63QXMAA1Wbq-e1718139986554-780x439-1

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Screenshot_2024-06-11-22-13-37-114_com.facebook.katana-edit

Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën

INFO

NA NDIQ